20:21 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Austria ndalon AstraZenecën, EMA: Nuk ka të dhëna që vaksinimi ka shkaktuar vdekjen e dy personave

Autoriteti i Barnave në Evropë ka dalë në deklaratë për shtyp pasi Austria ndaloi vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës. Ndalimi i vaksinimit ët popullsisë në Austri, erdhi pasi dy persona humbën jetën disa ditë pasi u vaksinuan. The Guardian shkruan se EMA tha se nuk ka të dhëna që vdekjet e dy personave të jenë shkaktuar nga vaksinimi i popullsisë. Në deklaratë gjithashtu thuhet se EMA po heton cilësinë e serisë së vaksinave edhe pse defektet janë të pamundura në këtë fazë.

“Aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto gjendje, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë. Megjithëse një defekt i cilësisë konsiderohet i pamundur në këtë fazë, cilësia e serisë është duke u hetuar”, thuhet në deklaratë.

Autoriteti kombëtar shëndetësor austriak pezulloi përdorimin e vaksinave të AstraZenecës pasi një person i diagnostikuar me trombozë të shumëfishtë vdiq 10 ditë pas vaksinimit, dhe një tjetër me emboli pulmonare humbi jetën.