75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Austria publikon listën anti-Kosovë, asnjë shqiptar aty

Kombëtarja e Austrisë U21 ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kundër Kosovës U21 dhe Hungarisë U21.

Ky do të jetë ballafaqimi i parë ndonjëherë midis Austrisë dhe Kosovës, që i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Ndonëse ka shumë shqiptarë që luajnë në këtë vend, trajneri ‎Werner Gregoritsch nuk e ka ftuar asnjërin.

Aktualisht Austria mban vendin e 2-të në grup më 9 pikë, 3 më tepër se Kosova.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten më 15 nëntor nga orë 18:00 në Josko Arena.

/Indekonline/