Austria rikthen karantinën për qytetarët që udhëtojnë jashtë shteteve me rrezik nga Covid-19

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka njoftuar masat e reja të shtetit të tij në një konferencë shtypi. Qeveria austriake ka vendosur që ta rikthejë karantinën për udhëtarët që vijnë nga shtetet me rrezik të Covidit-19.
Austria ka bërë të detyrueshme karantinën 10-ditree për të gjithë qytetarët që vijnë nga zonat me rrezik të koronavirusit. Ky vendim do të vlejë nga 7 dhjetori deri me 10 janar, shkruan Indeksonline.
Qëllimi është të frenohet turizmi në një masë të madhe, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Austria ka vendosur që të rifillojë jetën publike pjesërisht pas një bllokimi trejavor.
Që nga e hëna, shkollat, shitësit me pakicë dhe shërbimet mjekësore. Gastronomia dhe hotelet do të mbyllen deri më 7 janar.
Objektet sportive, kulturore dhe të kohës së lirë gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura. Skijimi dhe sportet e tjera në natyrë, megjithatë, do të aktivizohen nga 24 dhjetori./Indeksonline/