19:05 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / MSH

Austria të hyjë në karantinë të plotë pas rritjes së rasteve me COVID

Disa ditë pasi Austria vendosi kufizime për të pavaksinuarit, shteti ka njoftuar një karantinim të plotë kombëtar duke filluar nga e hëna.

Kancelari Alexander Schallenberg tha se karantina do të zgjasë maksimumi 20 ditë dhe do të ketë një kërkesë ligjore për t’u vaksinuar nga 1 shkurti 2022, shkruan BBC.

Kjo është një përgjigjje ndaj numrit rekord të rasteve dhe një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.

Shumë vende të tjera evropiane po vendosin kufizime ndërsa rastet rriten.

“Ne nuk duam një valë të pestë”, tha Schallenberg, pas takimit me guvernatorët e nëntë provincave të Austrisë.

Për një kohë të gjatë, kishte pasur një konsensus mbi shmangien e vaksinimeve të detyrueshme.

Megjithatë, shumë njerëz ishin nxitur të mos merrnin vaksinën, për shkak të shumë forcave politike, kundërshtarëve të dobët të vaksinimit dhe lajmeve të rreme, shtoi ai. 

Masat ende nuk janë finalizuar.

Në Austri janë infektuar mbi 1.01 milion banorë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa kanë vdekur 11 mijë e 903 të infektuar.