14:26 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Austria vazhdon të mbështesë Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin e akredituar në Kosovë, Gernot Pfandler, të shoqëruar nga Eva Elisbeth MICHLITS, sekretare e parë Konzulle pranë Ambasadës austriake në Prishtinë, znj. Vjosa Huruglica, udhëheqëse e zyrës së Odës Ekonomike Austriake në Kosovë.

Ambasadori austriak  Pfandler e uroi ministrin Hasani për marrjen e detyrës së re në krye të MTI-së, me ç’rast e njoftoi ministrin Hasani me bashkëpunimin që shteti austriak ka pas në të kaluarën me shtetin e Kosovës në fushat që kanë të bëjnë me Ekonomi, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ku ministri Hasani shprehu falënderimin e tij dhe të ministrisë që drejton për ndihmën e shtetit Austriak në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës në përgjithësi e në zhvillimin ekonomik në veçanti.

Më tej, Ministri Bajram Hasani bisedoi edhe kërkoi nga ambasadori mbështetje që shteti Austriak të jetë prezent me investitorë në fusha të ndryshme të ekonomisë, pasi që institucionet e reja të Republikës së Kosovës po bëjnë të pamundurën që të krijojnë klimë të favorshme për këta investitorë duke e ditur rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësinë e ecjes së Kosovës krahas vendeve tjera në regjion dhe synimit për hapat drejt Bashkimit Evropian./AktivPress