75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Austria zbulon listën, Kosova e humb Albert Vallcin

Kombëtarja e Austrisë ka zbuluar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

Trajneri, Franco Foda ka zbuluar listën e lojtarëve. Në këtë listë shihet edhe emri i kosovarit, Albert Vallci, shkruan IndeksOnline

25-vjeçari po kalon në superformë tek ekipi i RB Salzburgut, ku në 17 paraqitje, ka shënuar një gol dhe ka bërë 4 asistime.

Austria në këtë muaj do të luajë tri ndeshje, ndaj Skocisë, Ishujve Faroe dhe Danimarkës./IndeksOnline.