75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Austriakët, shpenzojnë 434 euro për dhurata të Krishtlindjes

Austriakët do të shpenzojnë mesatarisht 34 euro më shumë sesa më 2018 për të blerë dhurata për Krishtlindje, tregon një hulumtim i institutit GFK.

Sipas sondazhit, austriakët do të shpenzojnë mesatarisht 434 euro për dhurata.

Shumica e parave do të shpenzohen nga njerëz mbi 50-vjeç, 570 euro.

Krahina Burgenland kryeson listën me shumën e planifikuar prej 500 eurosh, ndërsa Forarlbergu është në fund të listës me 400 euro.

Çdo austriak tjetër do të dhurojë kuponë ose para për të dashurit e tij.

Në vendin e dytë janë dhuratat (38 për qind), pasuar nga librat (30 për qind).

Një në katër austriakë, do të dhurojë veshje ose kozmetikë, me 13 për qind bizhuteri, 11 për qind veshje sportive dhe vetëm gjashtë për qind një celular.