11:15 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Austriaku vret një burrë pasi ishte i pakënaqur me jetën e tij dhe donte të burgosej

Policia austriake thotë se një personi goditi për vdekje një burrë me thikë sepse ai ishte i pakënaqur me jetën e tij dhe donte të shkonte në burg.

Policia thotë se 29 vjeçari kishte planifikuar vrasjen për disa javë me radhe në mënyrë që të burgosej. Burri u arrestua në shtetin perëndimor të Tirolit nën dyshimin për vrasjen me thikë të një burri tjetër.

I dyshuari kishte hyrë në një stacion policie të hënën në qytetin Kufstein, afër kufirit gjerman. Sipas policisë, burri, një shtetas austriak, mori përgjegjësinë për vrasjen.

Transmetuesi austriak ORF tha se trupi i një 77-vjeçari u gjet në një zonë të pyllëzuar në brigjet e lumit Inn të hënën pasdite.

Viktima kishte plagë të shumta me thikë dhe prerje në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë.

Burri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u tha oficerëve se ai donte të burgosej sepse ishte i pakënaqur me jetën e tij.