Australia ia hap derën Djokovicit: Nëse je për Serbi, mund të nisesh

Qeveria australiane thotë se Novak Djokovic “nuk është i robëruar” dhe mund të kthehet në çdo kohë në Serbi. Tenisti numër 1 i botës është ende i karantinuar në hotel ku do të qëndrojë deri të hënën.
Një grup prej rreth 200 personash u mblodhën sot përpara hotelit ku po qëndron tenisti serb duke kërkuar lirimin e tij.
“Djokovic nuk është rob në Australi, ai është i lirë të largohet kurdo që dëshiron. Nëse vendos të kthehet në serbi, forcat kufitare do ia bëjnë më të lehtë largimin” ka thënë ministrja e Brendshme Australiane, Karen Andrews./Indeksonline/