11:51 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Autizmi Flet: Dita Ndërkombëtare vazhdon t’i gjejë fëmijët me aftësi të kufizuara, të pambrojtur nga shteti

3 Dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. Për ta shënuar këtë ditë, është duke u mbajtur një seancë e veçantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Organizata “Autizmi Flet”, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, thonë se Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, vazhdon t’i gjejë fëmijët me aftësi të kufizuara të pambrojtur nga shteti.

Ky është postimi i plotë:

Edhe pse Kosova ka përcaktuar me ligj të drejtën për ndihmë dhe përkrahje në të holla për familjet e fëmijëve me nevoja te veçanta, ato mjete janë shumë pak dhe nuk mjaftojnë në permbushjen elementare të kërkesave dhe nevojave ditore, javore dhe mujore që kanë. Vlera prej 100 euro deri ne moshë 18 vjeç kurse te rriturit mbi 18 vjeç dalin ne pension dhe marrin 70 euro. (Pensionimi I një të riut me nevoja të veçanta është ofenduese për familjet). Kjo është shumë pak duke u bazuar në shpenzimet ditore që ka një fëmijë me nevoja të veçanta,(ushqimi, veshmbathja, vizita të rregulla tek mjeku, terapi biomedikale, terapi të edukimit psikolog, logoped, ergoterapist, fizioterapi ) etj. Pra këto që marrin nga shteti nuk mbulojnë as nevojat elementare qē kanē. Fatkeqësisht barra e madhe bie në familje ti siguroj nevojat e cekura me lartë.

Në nivel komunal, shërbimet sociale në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara vijojnë të mbesin shumë të kufizuara( pëkunder dëshirës që kanë të pêrkrahin) . Janë bërë përpjekje që qendrat e kujdesit ditor të operojnë (të administruara nga OJQ-të), por shërbimet e tilla kanë mbetur kryesisht nën mbështetjen minimale të komunave, agjencive dhe donatorëve të huaj, ndërkohë që mbështetja shtetërore nuk është e strukturuar, nuk është e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë mbetet shumë e kufizuar dhe pa një qasje afatgjatë.

Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, sa i përket qasjes së tyre në arsim, janë të përfshira në Ligjin për Arsimin Parauniversitar. Ka mungesë të vullnetit institucional në planifikimin e buxhetit për zbatimin e ligjeve dhe strategjive në arritjen e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Prioritetet që lidhen me këto investime janë kryesisht të orientuara në investime kapitale, ndërsa për infrastrukturën fizike, asistentët, psikologe, logopedë si dhe materiale specifike nuk ka ndarje të fondeve sipas nevojave dhe kërkesave, prap mbetet prindi ti siguroj ose ta mbajë fëmijën në shtëpi.

Vazhdon barra të jetë vetëm e prindërve, ata ballafaqohen me gjitha sfidat jetësore, prandaj jemi të shqetësuar për tê tashmen dhe të ardhmën e fëmijëve tanë!