75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 26 Qershor 2022 / AR

“Autizmi nuk është fyerje”: Cardi B përballet me ndjekësit

Komentet në internet nuk prekin vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Rishtazi, me një situatë të tillë është hasur edhe reperja Cardi B. Dikush në Twitter (tashmë e ka fshirë postimin) shkroi: “Vajza jote është autike dhe ti rri këtu në Twitter në vend që të sigurohesh që ajo mos të fusë gishtat në prizë”, referuar Kulture, vajzës 3-vjeçare së artistes.

Reperja e hitit “WAP”, iu kundërpërgjigj duke thënë: “Vajza ime nuk është autike…Nuk mund ta quash të shëmtuar ndaj vjen dhe e diagnostikon me diçka. Shko p*rdhu, k*rvë”.

Por, një numër i madh komentesh kanë vërshuar kundër reperes, duke saktësuar se autizmi nuk është fyerje, ndaj reagimi i artistes është i tepërt.

Ndjekësit thanë se Cardi nuk e kupton se ç’do të thotë të jesh prindi i një fëmije autik, pasi këta të fundit janë të bekuar dhe fantastikë në mënyrën e tyre.

“Autizmi nuk është fyerje”: Cardi B përballet me

“Nuk e di pse njerëzit vendosën ta quajnë vajzën tënde “autike”, por nuk ka asgjë të turpshme”, – tha dikush tjetër.

“Autizmi nuk është fyerje”: Cardi B përballet me

Sigurisht, komentet rreth fëmijëve nuk duhet të ekzistojnë, ama as ato të cilat shprehin fyerje dhe ofendime ndaj një sëmundjeje të cilën askush nuk e ka në dorë dhe askush nuk e zgjedh.

Çrregullimet e spektrit të autizmit nuk përbëjnë turp dhe nuk duhen të përdoren dhe perceptohen aspak si një sharje!