Auto Mita sjell në Kosovë Renault Clio, performancë hibride dhe stil i ri urban
Auto Mita ka sjellë në tregun kosovar kapitullin më të ri të veturave urbane me prezantimin e Renault Clio, modelit më të fundit që tashmë ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të automobilizmit. I projektuar për ritmin dinamik të jetës në qytet, Clio 2026 ofron kombinimin ideal mes stilit modern, teknologjisë inteligjente dhe efikasitetit të lartë në drejtim.
Në një event të organizuar në ambientet moderne të Prishtina Mall, të ftuarit patën mundësinë të zbulojnë nga afër dizajnin e rifreskuar, hapësirën më funksionale dhe risitë teknologjike që e veçojnë këtë model nga paraardhësit e tij. Interesimi ishte i madh, duke konfirmuar pritshmëritë e larta për këtë version të ri.

Renault Clio 2026 vjen me përmasa të optimizuara që ofrojnë më shumë komoditet dhe praktikë në përditshmëri. Gama e motorëve përfshin edhe opsionin full hibrid, i cili garanton konsum të reduktuar të karburantit dhe performancë më efikase – një zgjedhje ideale për drejtuesit që kërkojnë ekonomi pa kompromis në fuqi.

Brendësia e modelit është dizajnuar për të ofruar përvojë moderne drejtimi, me fokus në siguri, lidhshmëri dhe komoditet maksimal. Çdo detaj është menduar për ta bërë çdo udhëtim më të lehtë dhe më të këndshëm.

Sipas përfaqësuesve të Auto Mita, Renault Clio 2026 ofrohet me çmim fillestar prej 18,990 euro, duke e pozicionuar si një nga alternativat më konkurruese në segmentin e veturave urbane.

Me këtë lansim, Auto Mita rikonfirmon përkushtimin për të sjellë në treg modele inovative që i përgjigjen nevojave të drejtuesve modernë./IndeksOnline/


