16:43 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Autoambulanca në fushë, lojtari i Llapit merr goditje në kokë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u zhvilluar kryendeshja e kësaj xhiro në mes të Prishtinës dhe Llapit.

Rezultati momental është 0-0.

Lojtari i Llapit, Valmir Veliu ka marrë një goditje në kokë. Ndeshja është ndalur për disa minuta pasi lojtari ka mbetur i shtrirë në tokë.

I gjithë stadiumi duartroket Veliun, i cili dergohet me urgjencë në spital. /IndeksOnline/