21:32 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Autoambulanca u nis ta dërgonte një pacient në Spitalin e Gjilanit, përfundon e rrotulluar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në hyrje të Gjilanit.

Në aksident është përfshirë një autoambulancë e cila përfundoi e rrotulluar.

Kjo gjë vërehet edhe në fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline.

Sipas informacioneve të para, autoambulanca kishte marrë nja pacient nga Spitali i Gjilanit për ta dërguar QKUK, por që më pas është rrotulluar për shkak të ngricave në asfalt.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar aksidentin e ndodhur pak më parë, por që ende nuk dihet për të lënduar.

“Konfirmoj se ka ndodhur një aksident, aty janë edhe njësitet e policisë po presim që të tregojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur. Nuk e dimë ende për të lënduar, por dihet që ka dëme materiale”, tha Hashani./Indeksonline/