75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 06 Janar 2023 / B O

Autobiografia e Harryt, tregon se përdorte kokainë, thotë se ekzekutoi 25 njerëz në luftën në Afganistan

Autobiografia e Princit Harry “Spare” supozohet të dalë më 10 janar. Disa detaje nga ky libër kanë nisur të dalin në publik.

Princi Harry thuhet se ka marrë kokainë kur ishte 17 vjeç. Atij iu ofrua droga në një fundjavë gjuetie, pas së cilës ai filloi të përdorte më shpesh.

“Nuk ishte shumë argëtuese ose më bëri veçanërisht të lumtur si të tjerët, por më bëri të ndihesha ndryshe dhe ky ishte qëllimi im kryesor” ka thënë Harry, shkruan Indeksonline.

Në autobiografinë e tij, Princi Harry tani i zbulon fjalët e fundit ndaj Mbretëreshës Elisabeth. Harry shpreson që “ajo të jetë e lumtur” dhe të ribashkohet me gjyshin e tij, Princin Philip, i cili vdiq në vitin 2021 në moshën 99-vjeçare.

Princi Harry gjithashtu ngjall fantazma nga e kaluara në biografinë e tij, rrethanat tragjike që lidhen me vdekjen e nënës së tij Dianës, e cila vdiq në një aksident në Paris ndërsa ikte nga paparacët në 1997.

Ai nuk i beson rezultatit të hetimit zyrtar. Ai akuzon familjen mbretërore se nuk ka lejuar që ëilliam dhe ai të kërkojnë publikisht rihapjen e hetimeve.

Në autobiografinë e tij Spare, e cila u zbulua përpara datës së publikimit zyrtar, Princi Harry tha se ai vrau 25 njerëz gjatë kohës së tij në luftën në Afganistan./Indeksonline/