Autoblindat e FSK-së shihen në rrugën Prishtinë-Pejë (Video)

Shumë automjete të blinduara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mjete tjera motorike, janë parë sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video ku automjetet e FSK-së shihen teksa lëvizin afër fshatit Kijevë, në drejtim të Pejës.
Nuk dihet ende nëse edhe sot ka ndonjë stërvitje në rajonin e Dukagjinit, por të tilla kishte gjatë vikendit./IndeksOnline/