75 Mall Live Search
19:32 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Autobusët Prishtinë-Podujevë nga nesër në grevë, kërkojnë largimin e taksistëve ilegalë

Që nga dita e nesërme Shoqata e Transportuesve të Llapit do të mbajë grevë.

Të njëjtit tash e sa kohë kanë bërë thirrje për largimin e taksive ilegale, pasi që pengojnë procesin e punës së tyre, shkruan Indeksonline.

Shoqata e Transportuesve të Llapit kërkojnë edhe njëherë nga inspektorët komunal të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre.

Greva do të nisë që nga orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa të ndërmerren hapat e nevojshëm. /Indeksonline/