75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 22 Tetor 2021 / OSH

Autobusi 04-sh bllokon rrugën dhe rrezikon udhëtarët – i zbret në mes të shirtit!

Një autobus i linjës Prizren-Prishtinë shihet derisa zbret udhëtarët në hyrje të Prishtinës jashtë vendit të destinuar për ndaljen e autobusëve.

Në një fotografi që ka dërguar një lexues, shihet se si autobusi është ndalur në hyrje të rrethit kryesor në fund të Veternikut.

Kjo thuhet se ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve dhe ka penguar komunikacionin. Gjithashtu, shihet se ky veprim ka vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, të cilët është dashur të kalojnë rrugën me dy korsi përmes automjeteve./IndeksOnline/