75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Autobusi 7B full – s’përfill masat anticovid

Autobusi i linjës 7B në Prishtinë s’po i përfill masat anticovid 19 të vëna nga Qeveria e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai në mëngjesin e sotëm në rrugën “Bajram Bahtiri” është parë i mbushur plotësisht me udhëtarë.

Përveç kësaj që është në kundërshtim me masat anticovid, shumica e udhëtarët në linjën 7b nuk bartnin maska dhe s’kishin hapësirë të ruanin distancën.

Sipas vendimit të MSH-së transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”./IndeksOnline/