75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / L K

Autobusi i Barileva Tourist ndalohet për disa orë në kufirin hungarez, dyshohet se kishte narkotikë në të

Autobusi i Barileva Turist është ndaluar dje për disa orë në kufirin hungarez. Autoritetet hungareze kanë ndaluar autobusin e Kosovës me dyshimet se po barte narkotikë.

Kjo situatë ka bërë që shumë udhëtues nga Kosova të prisnin me orë të tëra në pikën kufitares me Hungarisë e Serbisë.

Nuk dihet ende nëse është kapur sasi drogës nga kjo ndalesë disa orëshe. Indeksonline ka kontaktuar kompaninë Barileva të cilët kanë dhënë një version tjetër.

“Ka qenë një bombolë gazi e mbyllur në të cilën ka patur dyshime se mund të ketë diçka brenda saj. Nuk mund të jepim më shumë detaje” ka thënë një zyrtare e kompanisë në fjalë.

Udhëtarët kanë thënë se autobusi është ndaluar disa orë dhe se kanë vuajtur shumë me pritjet e gjata./Indeksonline/