75 Mall Live Search
10:37 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Autobusi i Kosovës përfshihet në aksident me një tramvaj në Gjermani

Një autobus nga Kosova është përfshirë në një aksident me një tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë.

Autobusi i kompanisë Barileva Tours udhëton në linja të rregullta në Gjermani.

Në një moment, duket se autobusi është goditur nga tramvaji, i cili ka dalur nga hekurudha pas përplasjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, përfshirë dhe ato të zjarrfikësve.

Indeksonline ka kontaktuar Barileva Tours për të marrë detaje nga rasti, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje./Indeksonline/