Autobusi i ndaluar nga tifozët e Drenicës nuk transportonte studentët serbë, reagojnë organizatorët e vizitës

U raportua se gjatë ditës, një autobus me studentë të shumtë, ndër ta edhe studentë serbë, ia kishin mësyer Prekazit për vizitë.
Por, rrugëtimi i tyre u ndal në hyrje të qytetit të Skenderajt, nga tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” të cilët më herët kishin deklaruar se nuk do të lejonin vizitë nga studentët serbë.
Por, si duket e gjitha kjo ka qenë një keqkuptim.
Kjo pasi autobusi i cili po bartte udhëtarë, në fakt nuk kishte ne ekspeditën e tij studentë serbë por studentë jashtë rajonit të Ballkanit.
Këtë e ka pohuar themeluesi i Organizatës “Qendra Kosovare për Diplomaci”, Labinot Hajdari.
“Rrugës për në Prekaz, me 60 studentët ndërkombëtarë, asnjë nga rajoni, fatkeqësisht hyrja na u pamundësua nga protestuesit që kishin dalë për të parandaluar hyrjen e një grupi tjetër që ishte e paraparë të ndodhte sot” tha ai.
Hajdari pohoi se target-grupi i tifozëve nuk kishte në planprogramin e tij vizitën në Prekaz.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Rruges per ne Prekaz, me 60 studentet nderkombetar, asnje nga rajoni, fatkeqesishte hyrja na u pamundesua nga protestuesit qe kishin dale per te parandalu hyrjen e nje grupi tjeter qe ishte e parapare te ndodhte sot.
Duke qene vet nga Drenica, i di mire plaget dhe shqetesimin e secilit protestues, prandaj eshe pse ne nuk ishim grupi qe pretendohej, meqe ne jemi organizim tjeter, per te mos provokuar situaten, vendosem ta anulojme viziten ne Prekazin heroik.
Eshte e dhimbshme qe kesaj here, ashtu sic e bejme cdo vit, nuk arritem qe para studenteve nderkombetar, te tregojme historine e dhimshme te familjes Jashari, Prekazit legjendar, gjithsesi e mbeshtesimin shqetesimin e protestuesve, qe grupin tone fatkeqesishte e ngaterruan me grupin e studenteve te Universitetit Veror te Prishtines.
Ju kerkoje mediave te permbahen nga lajmet prapaganduese, duke plasuar lajme, e ngaterruar grupin tone, e ritheksoj, asnje nga rajoni, me grupin e studenteve te Universitetjt Veror te Prishtines, te cilit kishin leshuar deklarata provokuese.
Sa per sqarim, pjesemarresite jane nga shtetet si: ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Italia, Luksemburgu, Kenia, Belgjika, Spanja, Suedia, Danimarka, Franca, Vietnami, Turqia, Republika e Irlandës, Hong Kongu, Gjermania, Zvicrra, Skotlanda, Austria, Republika Dominikane, Ukraina, Japonia, Kolumbia, Mongolia, Polonia, Norvegjia, Kirgizstani dhe nga diaspora.
Pra, grupi me autobusin e kompanise Arditi Tours, nuk ishte grupi qe pretendohej.