Autobusi i PSG-së sulmohet me gurë pas ndeshjes me Bilbaon
Autobusi i skuadrës së PSG-së, është sulmuar me gurë natën e mbrëmshe, pas ndeshjes me Atletiko Bilbaon, në Champions League.
Sipas raportimeve, autobusi ishte i parkuar jashtë hotelit të ekipit në momentin e sulmit, dhe nuk kishte persona brenda tij, shkruan IndeksOnline.
Raportimet thonë se në autobus shihen dëmtime të dukshme të xhamave derisa janë arrestuar dy persona për këtë incident.
Lojtarët dhe stafi i PSG-së ishin në gjendje të udhëtonin drejt aeroportit të qytetit për fluturimin e tyre të së enjtes në mëngjes për t’u kthyer në Paris.
Të mërkurën në mbrëmje, kampionët evropianë PSG barazuan 0-0 me Atletiko Bilbaon./IndeksOnline/

