Autobusi i trafikut urban godet një grua në kryeqytet

Një grua është goditur nga autobusi i trafikut urban në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.
Aksidenti ka ndodhur para pak çasteve në udhëkryqin në lagjen “Dardania”.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin.
E lënduara është bartur me autoambulancë drejt emergjencës./IndeksOnline/