Autobusi, kamioneta, veturat, aksident zingjiror rrugës për Podujevë
Një aksident zingjiror sapo ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me saktësisht në fshatin Besi.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet se në aksident janë përfshirë një autobus një kamionët dhe një veturë.
Në vend të ngjarjes ka arritur edhe policia, e cila po merret me rrethanat e aksidentit.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Ky aksident ka shkaktuar kolona të mëdha në drejtim të Podujevës.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me aksident në fjalë.

