75 Mall Live Search
22:26 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Autobusi këput telat e rrymës, lëndohen tre persona në Gjilan

Tre persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se një autobus i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë bllokuar për pak kohë.

“Të nderuar! Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt afër restoran “Astoria” – Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë një autobus, i cili i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal”,tha ai./IndeksOnline/