75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

Autobusi me targa të Kosovës bën aksident të rëndë në Kroaci, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Slavonski Brod” në Kroaci, afër Bosnjëse Hercegovinë.

Siç raporton mediumi “Sbonline.net”, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga dhe disa të vdekur e shumë të lënduar.

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galica në një prononcim për media ka thënë se autobusi ka qenë me targa të Kosovës dhe i linjës Frankfurt-Prishtinë.

“Disa njerëz kanë vdekur ndërsa më shumë se 30 njerëz janë transportuar në spital. Ky është një aksident i rëndë trafiku”, ka thënë Galic./Indeksonline/