Autobusi përplaset me një veturë te nënkalimi në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme midis një autobusi urban dhe një veture me targa lokale.
Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi në Prishtinë, në drejtim të “Bill Clinton”-it.
Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar për një kohë, derisa policia ka përfunduar procedurat./IndeksOnline/