Autobusi në Duhël mori flakë gjatë lëvizjes, Policia: S’ka të lënduar

Gjatë ditës së sotme një autobusi në Duhël të Suharekës ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Rastin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoj se nuk ka të lënduar.
“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhël të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”.
Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/