75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Autobusi nga Kosova përplaset në një pemë në Vlorë

Një autobus me turistë në Vlorë është përplasur me një pemë, degët e së cilës janë zgjatur në rrugë.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga ABCnews, autobusi ka targa të Kosovës.

Për shkak të lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën.

Pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin.

Fatmirësisht nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.