75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / MSH

Autobusi përplas një këmbësore në Leposaviq

Një këmbësore, femër kosovare, ka pësuar lëndime trupore pasi ëshntë përplasur nga një autobus.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, në rrugën “Nemanjina”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima është përplasur si pasojë e pakujdesisë së shoferit që po drejtonte autobusin me targa serbe.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante./IndeksOnline/