75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Autobusi përplaset me dy vetura në Podujevë, katër të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në fshatin Peran të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, u shpreh ai./Indeksonline/