75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / k.v

Autobusi përplaset me një kamion, lëndohen 14 persona afër Novobërdës

Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti të martën rreth orës 13:00 në fshatin Prekoc të Novobërdës.

Si pasojë e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline.

Aksidenti, sipas policisë, dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në Gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/