75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Autobusi privat në relacion Fushë Kosovë- Prishtinë merr udhëtarë më shumë se që lejohet, s’ka virus për ta

Distanca, vendosja e maskave gjatë tërë kohës, janë rregullat që duhet përfillur në momentin e parë që udhëtojmë me autobus.

Mirëpo kjo rregull që me rigorozitet po përfillet tek autobusët e Trafikut Urban, duket se njëjtë s’po gjen zbatim edhe në autobusët privat, shkruan IndeksOnline.

Në këto pamje të dërguara në adresë të IndeksOnline, shihet se si qytetarët në një autobus privat të linjës Fushë Kosovë-Prishtinë, janë në numër të madh dhe përveç përdorimit të masakave, qytetarët janë shumë pranë njëri –tjetrit, duke mos përfillur kështu distancën fizike e duke rrezikuar njëri-tjetrin.

Madje aty siç raportojnë qytetarët nuk ka as dezinfektues.

IndeksOnline ju sjell pamje: