23:22 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Autobusi urban në Prishtinë s’mund të zbres udhëtarët për shkak të makinave të parkuara gabimisht

Në Prishtinë vazhdon parkimi i veturave në çdo pjesë të qytetit.

Çdo ditë shohim se si trotuaret janë të zënë me makina, duke u pamundësuar kalimtarëve të lëvizin lirshëm.

Por, shoferë të pandërgjegjshëm veturat e tyre i vendosin edhe në vende ku duhet të ndalojnë autobusët.

Përmes këtyre imazheve të realizuara nga Indeksonline mund të shihni se si në rrugën “Agim Ramadani” janë disa makina janë parkuar tek stacioni, derisa autobusi urban nuk ka ku të ndalojë që të zbresin udhëtarët./Indeksonline/