19:03 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Autobusi zhytet në një lumë, 19 të vrarë dhe 21 të lënduar

19 persona vdiqën kur një autobus rrëshqiti nga një urë në Rusi, dhe u zhyt në një lumë.

“Sipas informacionit të azhurnuar, 19 njerëz vdiqën, 21 kanë lëndime të ndryshme”, tha qeveria lokale për rajonin Zabaikalsk në një deklaratë, transmeton Indeksonline.

Ministria e emergjencave ruse në një deklaratë në faqen e saj të internetit tha se autobusi, duke udhëtuar nga qyteti i Sretenskut drejt qytetit të Chita, 3.930 milje në lindje të Moskës, ra nga një urë në lumin Kuenga rreth orës 9:38 të mëngjesit në kohën e Moskës.

Ajo tha se rreth 43 pasagjerë dhe një shofer ishin në autobus./Indeksonline/