75 Mall Live Search
14:43 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Autogoli i Alabas – Ky gjest i tij nuk u pa në TV

David Alaba u pa duke qeshura pas autogolit që ia bëri skuadrës së tij mbrëmë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ishte një moment i sikletshëm ky për Alaban dhe tifozët e Bayernit, pasi mbrojtësi shënoi autogol, kur klubi i tij ishte në epërsi prej 1:0, shkruan IndeksOnline

Por, Alaba u kap nga kamerat e stadiumit duke qeshur pas golit.

Si duket ky autogol i tij i hapi rrugën edhe Bayernit që ta mposhtë Barcelonën në 2:8 dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.