75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / k.v

Autokrimet/ Vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë Kosovës, gjendet në Mitrovicën e Jugut

Hetuesit e Sektorit Rajonal përkatësisht njësia e autokrimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që  ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.

Hetuesit policor, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Kqiq, kanë lokalizuar lokacionin  ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’ rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e djalit të kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, e cila ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë.

Pas identifikimit të veturës, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person në cilësi të të dyshuari, afër shtëpisë së të cilit është gjetur vetura e vjedhur.

Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve të autokrimeve  të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë./IndeksOnline/