75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / b l

Automjete të FSK-së u panë sot në veri, policia: E gabuan rrugën

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut. 

Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se FSK-ja është futur gabimisht.

Sipas raportimeve të mediave serbe dhe videove që kanë qarkulluar në Telegram, automjetet e FSK-së hynë në Mitrovicën e Veriut në orët e mëngjesit.

Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.

“Na thanë se e kishin gabuar vendndodhjen dhe se mendonin se ishte Mitrovica Jugore”, ka thënë Elshani.