75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / S Z

Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

Tregu i automjeteve në Shqipëri vazhdon të zgjerohet dhe të rritet. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Shqipëri, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar mjete me origjinë nga një sërë vendesh prodhuese, mes tyre disa prej ekonomive më të mëdha të industrisë automobilistike.

Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4 për qind të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut.