13:01 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Automjetet ushtarake turke futen në Siri (Foto)

Automjetet ushtarake turke kaluan kufirin sirian në Idlib të dielën, pasi Ankaraja njoftoi dy ditë më parë për një operacion në këtë zonë, e cila kontrollohet nga xhihadistët e Tahrir al-Sham.

Burimet thanë për Reuters  se automjetet udhëtonin me përcjellje nga Tahrir al-Sham, luftëtarët e të cilëve i shoqëronin gjatë  rrugës. Megjithatë, xhihadistët dhe ushtria turke kishin shkëmbyer zjarr të dielën në mëngjes, transmeton AktivPress.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan tha të shtunën se rebelët sirianë të mbështetur nga forcat turke do të nisin një operacion në Idlib dhe paralajmëruan se Turqia nuk do të lejonte “një korridor terrorist” pranë kufijve të saj./AktivPress

Image result for Turkish military vehicles enter Syria's Idlib: sources