75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një automjet godet për vdekje një këmbësor, në Shqipëri

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Hamel, njësi e Bashkisë së Vaut të Dejës, në veri të vendit.

Automjeti ka përplasur një këmbësor dhe për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.