75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 09 Gusht 2024 / G T

Autopsia e trupit të Faton Hajrizit bëhet sot

Trupi i të vrarit në Serbi, Faton Hajrizit, është kthyer mbrëmë në Kosovë.

Në pikën kufitare në Merdar ishin mbledhur familjarë e shokë të Hajrizit derisa kufoma po bartej për në Kosovë.

Tashmë është bërë e ditur se autopsia e trupit të tij do të bëhet sot duke filluar nga ora 13:00.

Theksojmë se Faton Hajrizi u arratis nga burgu, më 6 korrik dhe u vra nga forcat policore serbe, më 19 korrik pas disa ditësh kërkimi për shkak të plagosjes dhe vrasjes së një polici serb në kufi./Indeksonline./