75 Mall Live Search
19:54 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Autori i plagosjes në Prishtinë kishte tetë plumba në karikator dhe 15 me një qese

Sabedin Qollaku është i dyshuari që ka shtënë në drejtim të Menderes Emini, duke e lënë të plagosur me një plumb në gjoks.

Ai pas këtij akti është arrestuar nga policia e Kosovës.

Gjatë kontrolles që i është bërë, i dyshuari kishte tetë plumba në karikator, ndërsa  kishte edhe 15 plumba në një qese tjetër.

Viktima Menderes Emini për momentin është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar.