12:59 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Autori i vrasjes 33 vjeçarit në Durrës ka pranuar krimin e rëndë, thotë se aktin e kreu në vetëmbrojtje

Policia ka arrestuar Arbër Kote, i cili ka pranuar krimin, ai ka thënë në polici se i kishte kërkuar viktimës të lironte rrugën sepse kishte parkuar keq.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte.

Kote ka thënë në polici se pas kësaj për vetëmbrojtje ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar duke e goditur disa herë. Ai është penduar që ka lejuar  që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kishte toleruar.

“Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrasja. Thjeshte mendova vetëm të mbrohesha”– mësohet të ketë deklaruar 26 vjeçari i arrestuar.