75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Autoritet gjermane ‘bllokojnë’ Mustafin!

Shkodran Mustafi, u largua gjatë miniafatit të janarit nga skuadra e Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar u transferua në Schalke 04 në ditën e fundit të afatit të janarit, shkruan IndeksOnline.

Sot gjatë një komunikate, klubi gjerman njoftoi publikun se Mustafi nuk mund të debutojë me klubin as gjatë këtij vikendi.

Autoritet gjermane kanë “bllokuar” Mustafin dhe e kanë futur në karantinë pas ardhjes nga Londra.

“Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë në Gelsenkirchen, Shkodran Mustafi mbetet në karantinë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Megjithatë, Mustafi do të lejohet të stërvisë i vetëm në fushën stërvitore të Schalkes./IndeksOnline/