Autoritetet britanike shpallin alarm në bazat ushtarake në Qipro
Një “kërcënim sigurie” është shpallur në bazat ushtarake britanike në Qipro pak para mesnatës së së dielës, raporton Cyprus Mail, transmeton IndeksOnline.
Mediat lokale thonë se stafi në bazë është informuar për situatën dhe është udhëzuar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë brenda deri në njoftim të mëtejshëm.
Udhëzimet e sigurisë përfshinin këshilla që personeli të largoheshin nga xhamat dhe të qëndronin mbrapa ose nën mobilje të forta dhe të qëndrueshme, duke pritur udhëzime të reja nga autoritetet.
Më shumë detaje mbi shkaqet e këtij kërcënimi sigurie apo nëse ka pasur ndonjë incident konkret që e ka shkaktuar atë ende nuk janë bërë publike

