75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Autoritetet e Las Vegasit kërkojnë ADN-në e Cristiano Ronaldos

Autoritetet e Las Vegasit kanë dërguar një kërkesë për të mbajtur ADN-në e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, që të shohin se a përputhet me atë që është gjetur në fustanin e një gruaje që e ka akuzuar atë për dhunim.

Autoritetet kanë dërguar kërkesën së fundmi në sistemin gjyqësor të Italisë, ku Cristiano Ronaldo luan futboll, shkruan IndeksOnline.

Policia e Las Vegasit kishte rihapur qështjen në vjeshtë pasi që një grua me emrin Kathryn Mayorga paraqiti një padi duke pretenduar se Ronaldo e kishte dhunuar atë në vitin 2009 në Las Vegas dhe pastaj ai e pagoi atë 375000 dollarë që ta mbante sekret.

Ronaldo dhe avokatët e tij kanë mohuar vazhdimisht akuzat për dhunim./IndeksOnline/