Autoritetet franceze kërkojnë nga Google që fotografitë e presidentit Macron si diktator të fshihen
Qeveria franceze i është drejtuar me një kërkesë kompanisë gjigante ‘Google’. 
 Ata kanë kërkuar që fotot e rregulluara të presidentit Emmanuel Macron si ish- diktatori kilian Augusto Pinochet, të fshihen, transmeton Indeksonline. 
 Kjo fotografi që ka shkaktuar polemika, ishte postuar në fund të vitit të kaluar në Google+. 
 Që disa muaj qeveria e Macron po përballet me protesta të shumta të qytetarëve që po organizohen nga një grup të quajtur ‘Jelek Verdhët’. /Indeksonline/  


