Autoritetet kroate publikojnë numrin ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve të aksidentuar

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel.
Zëvendëskryeministri Davor Bozinoviq ka publikuar numrin “00 385 35 201 111”.
“Në këtë numër telefoni mund të merrni informacione për pasagjerët nga autobusi që po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, i cili do nga rruga në mëngjes afër Slavonski Brod”, ka shkruar ai në Twitter.
‼️📞 00 385 35 201 111📞‼️
— Davor Božinović (@DavorBozinovic) July 25, 2021
On this phone number you can receive information about passengers from the bus that was traveling on the route from Frankfurt to Pristina, which drove off the road and overturned this morning near Slavonski Brod. https://t.co/sjSRtdaWaM
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 38 200 76 000.